Iu deshën vetëm 2 ditë që Adblock Plus të bllokonte reklamat e reja të Facebook

Dy ditë. Kaq kohë i’u desh Adblock Plus që të bllokonte përsëri reklamat në Facebook pasi rrjeti social më i madh gjeti një mënyrë për të anashkaluar bllokuesit e reklamave. Për sa kohë që ju keni të instaluar versionin më të fundit të Adblock Plus, ju nuk do të shihni më reklama në News Feed-in tuaj, kur jeni duke përdorur Facebook-un nga një shfletues.

“Dy ditë më parë Facebook ndërmori një ndryshim sa i përket reklamave duke detyruar përdoruesit ad-block t’i shihnin këto të fundit.” shkruan Ben Williams. “Ne premtuam se komuniteti open source do të kishte një zgjidhje shumë shpejt, dhe, sinqerisht, ata kanë thyer parashikimet tona.”

“Ne jemi të zhgënjyer që kompanitë e bllokimit të reklamave po ndëshkojnë njerëzit në Facebook, pasi këto përpjekjet e reja jo vetëm që po bllokojnë reklamat, por edhe postimet e miqve apo faqeve,” tha një zëdhënës i Facebook. “Kjo nuk është një përvojë e mirë për njerëzit dhe kemi në plan ta adresojmë si çështje.”

Se çfarë plani ka si synim të ndjek Facebook sa i përket “adresimit të çështjes” mbetet për t’u parë, por Williams paralajmëron se Facebook në thelb mund të rikrijojë një filter të ri reklamash.