Apple dhuron aplikacionin Brushstroke (kurseni $5)
Edhe një herë tjetër Apple po jep falas aplikacionin e editimeve të fotove Brushstroke, i cili zakonisht kushton 4,99 dollarë, nëpërmjet aplikacionit Apple Store. Aplikacioni është i ngjashëm me Prisma-n për të cilin kemi folur pak kohë më parë, dhe i kthen fotot tuaj në piktura, të cilat mund të modifikohen duke përdorur mjetet dhe efektet që ofron aplikacioni sipas dëshirës suaj.
Hera e fundit ku Apple e dhuroi aplikacionin Brushstroke, ishte në Dhjetor të 2014-ës kur e kurorëzoi si aplikacionin e javës në App Store.
Brushstroke ju ofron mundësinë të zgjidhni foto nga Camera Rool dhe t’i konvertoni ato në piktura, ose të shkrepni një foto të re dhe ta editoni atë në çast. Aplikacioni do të jetë i disponueshëm për t’u shkarkuar falas nga aplikacioni Apple Store deri më 19 Shtator.
Me Brushstroke, ju mund t’i transformoni fotografitë e juaja të preferuara në piktura të bukura. Me disa mjete dhe rregullime të paravendosura, krijimi i pamjes perfekte nuk ka qenë kurrë më e lehtë. Dhe kur kryevepra juaj të jetë përfunduar, ju gjithashtu mund të porosisni një kanavacë të saj të printuar për ta varur atë në mur.
Në mënyrë që të përfitoni nga kjo ofertë, ju duhet të shkoni tek aplikacioni Apple Store (jo App Store!) dhe ndiqni hapat e mëposhtëm:
- Shkarkoni aplikacionin Apple Store për iOS.
- Hapeni aplikacionin në iPhone-in apo iPad-in tuaj.
- Në këtë hap, ju duhet të jeni në kartelën “featured” e cila shfaq një reklamë për iPad Pro.
- Navigoni në fund të ekranit deri sa të shihni ikonën e “Brushstroke”.
- Klikoni butonin jeshil “Download now for free” dhe më pas ndiqni udhëzimet që do t’ju shfaqen.
Sigurohuni që të kontrolloni çdo ditë kategorinë tonë të promocioneve për të përfituar aplikacione falas.