fbpx

Apple lëshon iOS 9.3.4 për përditësim

Me sa duket iOS 9.3.3 nuk do të jetë përditësimi i fundit i iOS 9.3. Mbrëmjen e djeshme Apple ka lëshuar për përditësim iOS 9.3.4.

Pas dy javësh nga lëshimi i iOS 9.3.3, Apple ka lëshuar iOS 9.3.4 në të cilën nuk specifikon ndonjë veçanti, por në faqen e saj Apple tregon se me këtë përditësim ka rregulluar disa çështje në lidhje me privatësinë dhe sigurinë, si dhe një problem të rëndësishëm me memorjen, të cilën skuadra e “Pangu”-t e zbuloi para pak kohësh, dhe ia atribuoi të gjitha kreditet skuadrës.

Detajet e përditësimit të sigurisë me iOS 9.3.4:

IOMobileFrameBuffer

I disponueshëm për: iPhone 4s dhe më tej, iPad 2 dhe më tej, iPod touch (5th generation) dhe më tej

Impakti: Një aplikacion ishte në gjendje të ekzekutonte kode arbitrare me privilegje kernel

Përshkrimi: Një problem me korruptimin e memorjes i cili u adresua me manovrimin e saj.

CVE-2016-4654: Team Pangu

iOS 9.3.4

Mendohet që iOS 9.3.4 do të jetë përditësimi i fundit i iOS 9, duke i lënë kështu radhën iOS 10 në shtator.

Përditësimin mund ta merrni nëpërmjet OTA direkt nga iPajisja juaj ose nga iTunes.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.