fbpx

Përdorni komandën Ok Google që t’ju lexohen të gjitha njoftimet me zë

Ok Google është një karakteristikë shumë e njohur në Android dhe në Mars të këtij viti, Google hapi API-në për zhvilluesit. Duke bërë këtë gjë do të thotë se zhvilluesit tani të mund të integrojnë funksionalitetin e aplikacionit me komandën OK Google. Pra me fjalë më të thjeshta, përdoruesit do mund të zgjojnë funksionalitetin e një aplikacione me komandën e ‘Google OK’. OK Google Notifications është një aplikacion falas për Android i cili shërben prë të lexuar të gjitha njoftimet tuaja me zë. Aplikacioni është mjaft i thjeshtë në këtë momente, dhe ka vetëm një komandë, të lexojë të gjitha njoftimet, pra nuk ju lejon që të lexoj vetëm njoftimet e fundit apo njoftimet nga një aplikacion i vaçantë.

Instaloni OK Google Notifications dhe lejojeni që të aksesojë njoftimet tuaja. Duhet që zëri në pajisjen tuaj të jetë i ndezur, në mënyrë që aplikacioni të lexoj njoftimet me zë të lartë.

Pasi t’i keni dhënë aplikacionit lejet e duhura, thuani, ‘Ok Google’ në mënyrë që të zgjoni funksionin. Kur Ok Google do të fillojë t’ju dëgjoj, thoni më pas “Open my notifications ‘. Komanda do të hapë aplikacionin. Shtypni butonin e mikrofonit dhe njoftimet tuaja do të lexohen me zë të lartë. Nëse nuk keni njoftime të reja, aplikacioni do t’ju informojë.

OK Google Notifications funksionon shumë mirë dhe është një tregues se sa shumë mund të merrni nga përdorimi i Ok Google. Ia vlen të përmendet, që të dyja, si pajisja juaj dhe versioni Android të mbështesin Ok Google. Nëse e keni përdorur root ose një hack tjetër për të mundësuar Ok Google në pajisjen tuaj, aplikacioni mund ose nuk mund të punojë.

Ky është versioni i parë i OK Google Notifications dhe tipare të reja ka të ngjarë të shtohen në versionet e ardhshme, shpresojmë se do të ju lejojë të lexoj njoftimet nga aplikacione të veçanta ose të lexoj vetëm mesazhet e fundit.

[button link=”https://play.google.com/store/apps/details?id=rocks.gorjan.readmynotifications” icon=”download”]OK Google Notifications[/button]