Facebook do të fillojë të shfaqë reklama edhe në qoftë se ju keni një ad blocker
Facebook ka gjetur një mënyrë për të shfaqur reklama edhe kur dikush përdor një bllokues reklamash, dhe kompania ka si qëllim ta fus në përdorim shumë shpejt. Në një postim në blog sot, Facebook në thelb thotë se reklamat e tij nuk janë aq të bezdisshme dhe janë kritike për ekzistencën e tij, kështu që rrjeti më i madh social do të fillojë të shfaqë reklama tek të gjithë përdoruesit, pa përjashtuar këtu ata që po mundohen t’i shmangin këto të fundit.
Ky nuk është një pozicion i paarsyeshëm, duke qënë se Facebook është falas për t’u përdorur, plotësisht fakultative, dhe i financuar nga reklama por ndryshimi ka të ngjarë të shënoj tek ata që i shohin reklamat si mjaftueshme të bezdisshme për t’i bllokuar. Për të korrigjuar këtë, Facebook është duke u dhënë mundësinë përdoruesve për të bllokuar reklama nga biznese të caktuara, të cilat nuk kanë të bëjnë me interesat e tyre. Shpresa e tyre është që t’ju japë përdoruesve mundësinë të heqin reklama të padëshiruara dhe të marrin vetëm ato më të personalizuar.
Pra, si do funksionoj kjo që po bën Facebook? Ad blockers janë zakonisht në gjendje të gjejnë reklamat, sepse ata identifikohen në mënyrë të qartë brenda kodit të një faqe interneti. Facebook është në një shkallë të tillë ku bllokuesit e reklamave nuk mund pengojnë ndryshimet në kodin e faqes, Facebook ads tani do të duken ashtu si çdo përmbajtje tjetër në Facebook. (Ata do të shfaqen ende si të “sponsorizuar” për përdoruesit, natyrisht).