[Windows 10] Si të riktheni në gjendjen fillestare Regjistrin e Windows

Windows 10 është një sistem operativ i gjerë me miliona cilësime në Regjistër. Çdo herë që instaloni një program, ose bëni ndryshime në Windows 10, Windows përditëson regjistrin për të pasqyruar ndryshimet.

Këtu në GJBITeam.com, ne publikojmë udhëzime të ndryshme në lidhje me sistemin më të fundit të Microsoft, Windows 10.

Në këtë artikull ne do flasim për Regjistrin e Windows. Çdo herë, para se të bëni ndryshime manuale në Regjistër, ne ju rekomandojmë që të krijoni një “system restore” në mënyrë që ju mund të ktheheni në cilësimet origjinale duke rikthyer Windows 10 në një datë të mëparshme me ndihmën e “system restore” të rivendosur më parë. Por jo të gjithë përdoruesit, jo gjatë gjithë kohës, krijojnë një pikë rikthimi para se të bëjnë ndryshime të mëdha në regjistër.

Si mund të rikthejmë Regjistrin (Registry) në Windows 10 në gjendjen fillestare?

Nëse keni fikur “restore point” për disa arsye dhe ende dëshironi t’i bëni një backup regjistrit, ju mund ta bëni këtë gjë manualisht dhe ta rivendosni atë përsëri me anë të së njëjtës mënyrë kur keni nevojë. Por, çfarë nëse ju nuk keni krijuar një pikë rikthimi ose nuk i keni bërë backup regjistrit dhe tani dëshironi ta riktheni atë në gjendjen fillestare në Windows 10?

Ashtu si versionet e mëparshme, Windows 10 gjithashtu nuk ofron një mënyrë për të rikthyer Regjistrin në gjendjen fillestare. Megjithatë, në qoftë se keni një pikë rikthimi me vlerat origjinale të Regjistrit, ju mund ta përdorni atë për të rikthyer Regjistrin në gjendjen fillestare.

Po kështu, në qoftë se ju keni një kopje rezervë të regjistrit (backup) të krijuar me vlerat origjinale, ju mund ta rivendosni atë. Nëse ju nuk keni një pikë rikthimi të krijuar më parë, atëherë keni vetëm një opsion për të rikthyer regjistrin në gjendjen fillestare.

Rikthmi i Windows Registry në gjendjen e fillestare

Mënyra më e mirë për të rikthyer Windows Registry në gjendjen e tij fillestare është duke përdorur opsionin e ndërtuar brenda në Windows të cilin e gjeni tek Settings>Update & Security>Recovery>Reset PC. Karakteristika Reset PC ju mundëson juve ruajtjen e të dhënave kur riktheni PC-në në gjendjen fillestare. Gjatë këtij proçesi vetëm programet dhe aplikacionet e palës së tretë do të hiqen.

Për ata që pyesin, ky proçes rikthen Regjistrin e Windows në gjendjen fillestare, dhe heq të gjitha programet e instaluara. Kur Regjistri të rikthehet në gjendjen fillestare, të gjitha cilësimet në Windows 10 do të rikthehen automatikisht në gjendjen fillestare. Pra, me fjalë të tjera, rikthimi i Regjistrit dhe i Windows-it në gjendjen fillestare bëhet anë të këtij opsioni.

Përveç se duke rikthyer edhe Windows 10 në gjendjen fillestare, nuk ka asnjë mënyrë tjetër konkrete që rikthen vetëm Regjistrin e Windows 10 në gjendjen e tij fillestare.

Pra, në qoftë se për ndonjë arsye, ju doni të riktheni Regjistrin e Windows në gjendjen fillestare, thjesht zgjidhni opsionin Reset PC.