iOS 10 do të jetë i disponueshëm për të gjithë më 13 Shtator

Gjatë eventit të lançimit të iPhone 7 në San Francisco të mërkurën, Apple deklaroi se do të lëshonte iOS 10 për publikun më 13 Shtator.

Versioni i fundit i platformës celulare ka qenë i disponueshëm në fazën e testimit për një kohë të gjatë. Nëse keni arritur ta provoni gjatë këtyre muajve të fundit, ka shumë mundës që tashmë jeni familjarizuar me karakteristikat e tij. Ja një përmbledhje e këtyre funksionaliteteve të cilat ia vlen t’i dini.

Përditësimi i iOS sjell një hapësirë të re të quajtur “Home” për të parë dhe menaxhuar të gjitha iPajisjet tuaja. si dhe për të ndërvepruar deri tek pajisjet elektronike të shtëpisë suaj.

Siri gjithashtu do të marrë një përmirësim, duke qenë se asistentja personale zanore është përmirësuar me mbështetje për shtojca, aplikacione dhe shërbime të tjera. Ju do të jeni në gjendje të thërrisni një taksi vetëm me anë të një komande zanore.

apple_wwdc_2016_keynote-ios_homekit17

Ndërfaqja do t’ju lejojë ju t’u hidhni një sy njoftimeve thjeshtë duke ngritur celularin tuaj, të përdorni 3D touch për të ndërvepruar me njoftimet dhe të përshtatni rregullimet e audios direkt nga Control Center.

Veç këtyre, edhe iMessage (shërbimi im i preferuar i mesazheve) do të vijë me përditësime të shumta, si për shembull mbështetjen për shikimin paraprak të link-eve të fotove dhe videove, dhe gjithashtu zmadhimin e emoji-ve. Përdoruesit mund të reagojnë në mesazhet e tyre individuale dhe të dërgojnë emoji më shpejt duke përdorur tastierën e avancuar për aplikacionin.

imessages_ios_screenshot

Ju mund ti gjallëroni sadopak bisedat tuaja me stikera dhe efekte të animuara të cilat përfshijnë të gjithë ekranin.

Nëse ju shkrepni shumë fotografi, do të gëzoheni shumë kur të merrni vesh se Apple Photos do të ketë mundësinë të krijojë automatikisht slajde, dhe një karakteristikë të quajtur “Memories” kur ju shihni fotot e vjetra.

raw-image

iOS 10 sjell gjithashtu mbështetjen për formatet RAW të imazheve dhe kapje më të gjerë të ngjyrave për rezultate më të gjalla gjatë shkrepjeve të fotove. Gjithashtu do të ketë edhe një karakteristikë të zmadhimit të shkrepjeve për kamerën dyshe të iPhone 7 Plus, e cila përfshin një lente telefoto për zmadhim optik deri në dy herë, dhe zmadhim dixhital deri në 10 herë.

iOS 10 do t’ju paralajmërojë ju kur lidheni me një WiFi e cila i lejon hakerat të gjurmojnë aktivitetin tuaj online, dhe do të bëjë mbledhjen dhe dërgimin e të dhënave tuaja shëndetësore direkt nga iPhone-i juaj.

Nëse nuk prisni dot deri më 13 Shtator që t’i provoni këto karakteristika, ju mund ta instaloni iOS 10 Public Beta direkt në iPajisjen tuaj.

Gjithashtu mund t’i hidhni një sy të gjithë zhvillimeve të eventit të Apple në kategorinë e Apple Event në faqen tonë, dhe artikujve tanë të tjerë për iOS 10:

Lista e pajisjeve që iOS 10 do të mbështesë

iOS 10 do ju lejojë të ç’instaloni aplikacionet e Apple

/GJBITeam

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.