Deri ku arrin varësia e fëmijëve ndaj teknologjisë?

Darka gjithmonë ka qenë koha e familjes. Të gjithë anëtarët e familjes lënë punët dhe shkollat, dhe mblidhen në darkë në shtëpi për të kaluar ca kohë së bashku dhe për të diskutuar për çështjet e ditës. Por me mbërritjen e teknologjisë, situata ka ndryshuar pak. Ok, ka ndryshuar shumë!

Unë personalisht nuk njoh të paktën një fëmijë tre vjeçar e sipër që nuk ka (të paktën) një tablet. Prindërit mendojnë se tabletët i ndihmojnë të vegjlit të zhvillojnë intuitën e tyre, ndaj i lënë ata gjithë kohës me tablet në dorë, kështu që kanë edhe pak kohë për punët e tyre, por në fakt kjo nuk është e vërtetë.

Nga ky eksperiment që shohim në këtë video, kuptojmë që teknologjia i shkëput fëmijët nga jeta reale, dhe i ndalon ato të ndërveprojnë me anëtarët e tjerë të familjes. Dhe madje nuk i lejon të kujtohen as për kohën e ushqimit. Siç shihet në video, në shtëpi bëhen shumë ndryshime, pjesëtarët e familjes shkëmbehen me persona të panjohur, por fëmijët me tablet-in përpara as që i vënë re këto ndryshime, deri në momentin kur fiket interneti. E frikshme!

Ndaj, për t’u lidhur me njëri-tjetrin, është më mirë që të fikim internetin.

/GJBITeam

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.