Kjo video tregon se sa e lehtë është të thyesh një fjalëkalim

Keni qenë ndonjëherë kurioz të dini se sa e lehtë është për një haker të thyej një fjalëkalim? Kjo video e re nga kanali Computerphile në YouTube bën një punë të jashtëzakonshme duke e u futur thellë në botën e thyerjeve të fjalëkalimeve me shpjegim.

Është një video e gjatë, kështu që merrni një filxhan kafe dhe relaksohuni.

Fjalëkalimi juaj i thjeshtë që lexon skifteratnëaksion99 mund të jetë në rregull, por kjo video e cila paraqet thyerjen e fjalëkalimeve sugjeron se edhe ky i juaji nuk është i sigurt. Me aftësi të mjaftueshme kompjuterike dhe durim, të gjitha fjalëkalimet janë të thyeshëm. Kjo është një çështje kohe, kështu që është puna jonë si përdorues që të përdorim fjalëkalime që kërkojnë shumë kohë dhe fuqi për tu thyer.

Pra, ju e patë videon prej 20 minutash dhe besoj tashmë jeni të tmerruar? Edhe unë po ashtu. Për fat të keq, folësi nuk jep në të vërtetë një formulë të mirë për llojet fjalëkalimeve që përdoruesit duhet të përdorin. Gjatësia është gjithmonë një masë e mirë, por me sa duket përdorimi i fjalëve të vërteta në fjalor e bën më të lehtë thyerjen e një fjalëkalimi. Nga ajo çfarë unë kuptova bazuar në metodologjinë e tij të thyerjeve të fjalëkalimeve, basti juaj më i mirë për sigurinë është një përzierje fjalësh unike, me karaktere të veçanta dhe mjaftueshëm të gjatë.

Do kthehem përsëri, sapo të ndryshoj të gjitha fjalëkalimet e mia.