Lançimi i Windows 10-tës teston kapacitetet e ISP-ve.
Nuk ka asnjë dyshim se lançimi i Windows 10 është një test i vërtetë edhe për shumë ISP (Ofrues të internetit) në të gjithë botën. Gjithësesi, nga një postim në blog, Microsoft zbuloi edhe kapacitetet e saj të bandwith-it që do të ofrojnë sistemin operativ më të të fundit të Microsoft tek miliona përdorues në të gjithë botën.
Sipas një raporti të fundit, aktualisht po gjenerohet një trafik 10 Tbps nga serverat e Microsoft në shkarkimin e Windows 10-tës. Por Microsoft ka planifikuar më shumë se kaq.
Bazuar në burimet tona të informacionit, besohet se Microsoft ka rezervuar një kapacitet deri në 40 Tbps në rrjetet e saj të transmetimit të përmbajtjeve që quhen ndrysh CDN. Për ta vendosur në perspektivë, eventet më të mëdha live të Apple kanë arritur një sasi prej 8 Tbps në bandwidth. Të gjithë këto shifra tregojnë interesin e lartë për Windows 10-tën duke sinjalizuar një sukses të pakrahasueshëm.