iOS 9 do të sjellë performancë të lartë tek iPajisjet e vjetëra
Ka kohë që qarkullojnë fjalë se në eventin vjetor të Apple, kompania do të debutojë me dy përditësime të reja të sistemeve të saj operative; për iPhone, iPad dhe për Mac. Versionet e ardhshëm të iOS dhe OS X do të fokusohen më shumë në rritjen e performancës dhe stabilitetit. Një përmirësim i ndjeshëm në performancë pritet të sjellë një rivitalizim të dukshëm të pajisjeve të vjetra Apple si iPhone dhe iPad që janë lansuar 3-4 vite më parë. Sipas 9to5Mac, qëllimi i iOS 9 është optimizimi i sistemit operativ dhe tek pajisjet e vjetra Apple ku përfshihen iPhone 4S apo iPad Mini të cilët nuk përshtaten aq mirë me iOS 8. Kjo gjë realisht mund të cilësohet si diçka jasht tradite për Apple, e cila zakonisht lë pas dore pajisjet e vjetra në momentin e lançimit të përditësimeve të reja të sistemit operativ.
Raportohet se Apple do të ndërtojë një version të iOS 9, i dizenjuar posaçërisht për pajisjet e vjetra. Pra pajisjet në fjalë do të përdorin këtë lloj versioni dhe jo atë të projektuar për pajisjet e reja. Nëse ndodh diçka e tillë, kjo do të përbëjë një ndryshim madhor për iOS. Apple vazhdimisht i ka sugjeruar përdoruesve të blejnë smartfona më të vjetër, për më tepër ardhja e një sistemit të tillë operativ do të riktheje vëmendjen në një grup pajisjesh të cilësuara si ‘të dala jashtë mode’. Por Apple duhet të ketë kujdes, pasi nëse ky sistem operativ i përshtatur nuk funksionon ashtu siç duhet në pajisjet e vjetra, përdoruesit do të mbeten të zhgënjyer duke dëmtuar kështu shitjet e kompanisë.
Sa për OS X, 9to5Mac raporton se ky sistem operativ do të ofrojë një qendër kontrolli e cila do të ofrojë akses të shpejtë në programet apo aplikacionet e përdorura shpesh. Por më tepër informacion rreth këtyre sistemeve operative do të të marrim muajin që vjen, në eventin që Apple do të mbajë në 8 qershor.