Një nga sajtet më të vjetër të kërkimit të torrenteve, ndalon së funksionuari

Sajti i njohur për kërkimin e torrent-eve me bazë në Poloni Torrentz.eu nuk është më funksional. Sipas një mesazhi në këtë faqe, i cili i referohet vetvetes në kohën e shkuar: “Torrentz ishte falas, i shpejtë dhe i fuqishëm, i cili kombinonte rezultatet nga dhjetra motorë kërkimi”. Një klikim në kutinë e kërkimit duke se ju ri-drejton në një reklamë nga Alibaba.

Fundi i Torrentz vjen pas mbylljes së faqes më të mëdha të torrentit KickassTorrents në Korrik. Krijuesi i KickassTorrents, 30-vjeçari ukrainas Artem Vaulin u arrestua në Poloni dhe u akuzua për shkelje të të drejtës së autorit dhe pastrim parash. Vaulin akuzohet për riprodhim dhe shpërndarje në mënyrë të paligjshme të më shumë se 1 miliardë dollarë përmbajtje pirate.

Sa për Torrentz.eu, sajti arriti të qëndronte në lojë pak më të gjatë, sepse nuk hostonte linke torrenti direkt, thjesht e bënte më të lehtë gjetjen e tyre në sajtet e tjera.