Kjo pjesë e Facebook është ekstremisht e dhimbshme për tu parë
Ndërfaqja e Facebook është një labirint i madh butonash, listash dhe menu-sh.
Kjo është arsyeja se pse ka shumë pjesë interesante të fshehur larg nga News Feed. Ndërsa po lundroja në këtë rrëmujë të klikueshme gjërash, përfundova në një pjesë të rrjetit social që nuk e kisha parë më parë.
Kjo është një përballje e pastër dhe e sinqertë me realitetin e ashpër të mediave sociale. Kjo është ndoshta një nga gjërat numër një që Facebook nuk dëshiron t’ju tregoj përdoruesve.
Mos më thoni që nuk ju paralajmërova.
Dhe ja ku janë të gjitha kërkesat tuaja të miqësisë të pa përgjigjura në Facebook. Kjo është faqja që rrjeti social dëshiron të mbaj të fshehur nga sytë tanë për shkak se Facebook është krijuar sipas kompanisë të jetë argëtues.
Personalisht, kisha pasur 5 kërkesa të hapura (të pa përgjigjura), për të cilat mund të them që i kisha harruar fare megjithëse tani që i pashë u ndjeva pak keq.