Sa i kushton Apple prodhimi i një iPhone 7?
Pas lançimit të të shumë përfolurit iPhone 7 në fillim të muajit, njerëzit po mendojnë nëse do të arrijnë ta përballojnë një të tillë apo jo.
Modeli 32GB i iPhone 7 do të kushtojë 649 dolarë (£500) ndërsa versioni 128GB do të kushtojë 749 dollarë (£577).
Duke pasur parasysh këto çmime, të gjithëve na mundon pyetja se sa shumë i kushton Apple prodhimi i flagshipit të saj të ri.
CNN Money ka realizuar një zbërthim të saktë të çmimit, duke na treguar kështu se sa i kushton çdo komponent gjigantit të teknologjisë.
Kështu që, në tërësi, një iPhone 7 i kushton Apple afërsisht 292 dollarë (£225) për t’u prodhuar, çka është shumë më tepër nga ç’e prisja.
Megjithatë, shefi i Apple Tim Cook vazhdon t’i qëndrojë besnik mendimit se përllogaritjet e kostos së prodhimit të një iPhone janë të pasakta, dhe thotë se akoma nuk e ka parë një përllogaritje që t’i afrohet sadopak çmimit real të prodhimit.
Dhe që të jemi të drejtë, edhe pse zbërthimi i mësipërm i kostos e përmnd specifikisht koston e harduerit, përsëri ai nuk e përfshin koston e dizajnit, softuerit, zhvillimit apo të transportit.
Por megjithatl, është i sigurt fakti se prdouktet e Apple do të vazhdojnë të jenë jashtë kapacitetit të xhepit tonë…