Sharkoni dhe instaloni kursorin e El Capitan (Mac) për Windows

Jeni të mërzitur me kursorin e mouse-it të parazgjedhur në Windows? Ju pëlqen kursori i ofruar në versionin El Capitan të sistemit operativ Mac? Në këtë artikull do ju udhëzojm, se si të shkarkoni dhe instaloni kursorin e El Capitan në Windows.

Ashtu si paraardhësit e tij, Windows 10 sjell disa lloje të ndryshme kursorësh. Ndërsa nuk ka asgjë të keqe me kursorin e parazgjedhur, shumë përdorues janë mërzitur me të për shkak se nuk është se ka patur ndonjë përmirësim për vite me rradhë.

Shkarkoni dhe instaloni kursorin e Mac në Windows

Nëse vërtetë jeni të mërzitur me kursorin e parazgjedhur, instaloni kursorin e versionit El Capitan të Mac në Windows.

Më poshtë gjbiteam.com ka ofruar disa udhëzime se si të shkarkoni dhe instaloni kursorin e Mac në Windows 10.

Hapi 1: Fillimisht vizitoni këtë faqe të deviantART dhe shkarkoni paketën e kursorit El Capitan për Windows 10. Linku i shkarkimit është në anën e djathtë të faqes.

Hapi 2: Pasi ta shkarkoni, depaketoni dosjen .zip.

Depaketo

Hapi 3: Gjeni skedarin me emrin Install.inf, klikoni me të djathtën e mousit mbi të, dhe pastaj klikoni Install për të instaluar kursorin e Mac në Windows 10.

Instalo

Hapi 4: Tani që keni instaluar kursorin e Mac, është koha për të zgjedhur kursorin e ri. Për ta bërë këtë, hapni Start Menu/Cortana dhe shkruani Main.cpl, shtypni Enter për të hapur dritaren dialoguese të Mouse Properties.

Main.cpl

Hapi 5: Kaloni tek tab-i Pointers, më poshtë tek Scheme zgjidhni El Capitan, dhe më pas klikoni butonin Apply.

Mouse Properties

Nëse keni ndjekur udhëzimet me kujdes, tani duhet t’ju shfaqet kursori i ri i El Capitan.

Ky kursor është i përshtatshëm për të gjitha llojet e Windows, si për 32-bit ashtu edhe për 64-bit.