Si të ktheni videot në YouTube në imazhe GIF

Konvertimi i videove në YouTube në imazhe GIF është shumë i lehtë në ditët e sotme. Disa video e kanë të ndërtuar këtë tipar brenda tyre, por për pjesën tjetër të videove që nuk e ofrojnë këtë opsion, ekziton një rrugë tjetër.

GIF

Hapi 1

Për të kthyer një pjesë të një video në YouTube në një imazh gif, hapi i parë është të kopjoni URL-në dhe t’a vendosni atë në kutinë e faqes GIFs.com. Ky shërbim funksionon dhe me videot e Vine edhe të Instagram, dhe madje edhe me videot që keni në hard drive-rin tuaj.

Por në qoftë se keni të hapur tashmë një video në YouTube, ju mund të shtoni “gif” në fillim të URL-së. Pra, për këtë video, URL-ja do të kthehet:

Nga:

https://www.youtube.com/watch?v=yFC7pDbBnG0

Në:
https://www.gifyoutube.com/watch?v=yFC7pDbBnG0

Hapi 2

GIFs.com do të marrë automatikisht videon për ju, kështu që në këtë mënyrë ju mund të zgjidhni cilën pjesë të videos dëshironi ta përdorni si imazh GIF.

GJBITeam

Hapi 3

Pasi të keni zgjedhur kohën e nisjes, e cila shfaqet me ngjyrë lejla, mund të luani me të deri sa të merrni rezultatin që dëshironi. Gjithashtu ju mund të vendosni mbishkrime, afishe, të mjegulloni (blur) një pjesë të videos etj.

Me GIFs.com ju gjithashtu mund të rregulloni gjatësinë e GIF, pra mund ta zgjasni atë deri në dhjetë sekonda. Dhe nuk ju duhet të regjistroheni për të përdorur ndonjë nga karakteristikat që ofron faqja.

Pasi të keni krijuar imazhin, ju ofrohet mundësia të ndani URL-në me të tjerët, të merrni linkun e shkarkimit, si dhe ta vendosni atë në webfaqen tuaj (embed).

Ju mund të përdorni shërbimin për të krijuar GIF-e qesharake nga videot tuaja të preferuara në YouTube, apo edhe ta përdorni atë për të promovuar videot tuaj në YouTube në mediat sociale.