Krahasim: iPhone 7 vs. Google Pixel
iPhone 7 nuk është se ka ndyshuar shumë fizikisht që nga viti i kaluar duke sjellë po atë njëjtën pamje prej metali, megjithatë linjat e antenës janë lëvizur në krye dhe në fund të pajisjes, duke i bërë ato më pak të dukshme. Apple gjithashtu ka bërë ndryshime në butonin Home, tani nuk është më një buton fizik i klikueshëm, por një buton me prekje sensitive.
Google Pixel përdor një dizajn prej xhami dhe metali, e cila po pëlqehet shumë nga konsumatorët si dhe një sensor shenjash gishtash në pjesën e pasme të pajisjes. Çmimi është i lartë, po ashtu edhe karakteristikat. Por sa është në gjendje ta sfidoj iPhone 7-ën smartphone më i fundit i Google? Fillimisht le t’i hedhim se çfarë kanë të përbashkët këto dy pajisje.
Këto dy pajisje nuk janë shumë larg njëra-tjetrës sa i përket karakteristikave, por mënyra se si performojn është një histori tjetër. Fizikisht, ata janë gati të njëjtë sa i përket madhësisë, megjithatë Google Pixel ka një ekran të madh 5.0 kundrejt 4.7 inch të iPhone 7 si dhe peshon vetëm 5 gram më tepër. Ekrani përdor teknologji dhe rezolucion tjetër. iPhone 7 përdor proçesorin e tyre Apple A10 Fusion kurse Google Pixel përdor një proçesor me katër core, Snapdragon 821.
Asnjëri prej tyre nuk ka memorie të zgjerueshme, iPhone 7 ofron hapësirë duke filluar nga 32GB, 64GB ose 128GB ndërkohë Pixel vetëm 32GB ose 128GB. Kamerat kryesore dhe ato para janë shumë të njëjtë në madhësi, dhe të dy shkrepin foto të mrekullueshme. Të dy pajisjet ofrojnë bateri të palëvizshme, por bateria e Pixel është më e madhe dhe ofron karikim të shpejtë. Asnjëra nga pajisjat nuk ka portën standarte të kufjeve. Të dy ofrojnë lidhjet e zakonshme si WiFi, Bluetooth v4.2, GPS, dhe NFC (NFC tek iPhone ofron mbështetje vetëm për Apple Pay). Në fund të pajisjes Apple ka portën e saj Lightning kurse Pixel atë standarte, Type-C.
Karakteristkat
[graphiq id=”ilaWLcpLfzn” title=”Smartphones” width=”900″ height=”400″ url=”https://w.graphiq.com/w/ilaWLcpLfzn” link_text=”SpecOut | Graphiq” link=”http://smartphones.specout.com”]
iPhone 7
iPhone 7 është po ai model i vitit të kaluar me pak ndryshime aty-këtu. Pozicionimi i antenës ka ndryshuar, butoni Home është ndryshe, është përmirësuar 3D Touch dhe Display Zoom, po ashtu dhe proçesori, kanë shtuar rezistencën ndaj ujit dhe pluhurit (IP67) si dhe kanë bërë përmirësime në pjesën e kamerës.
Apple iPhone 7 ka një ekran IPS LCD 4.7-inç me rezolucion 1334 x 734 pixel dhe 326 pixel-për-inç (PPI.) Ka avantazhin e 3D Touch, ku një e prekur me gisht ju jep zgjedhje të ndryshe. Proçesori i tyre i ri Apple A10 Fusion me katër core, shoqërohet nga 2GB RAM DDR4 dhe 32GB, 64GB, ose 128GB magazinim.
Apple ka ndërmarrë ca ndryshime të kondisderushme sa i përket pjesës së kamerës, gjithësesi, shumica e e këtyre përmirësimeve kanë qenë tek iPhone 7 Plus. iPhone 7 ka një kamer të vetme mbrapa 12 megapiskel me një aperturë f/1.8, kënd 28mm, Phase Detection Autofocus (PDAF,) quad-LED dual-tone, dhe OIS. Para ka një kamer 7MP për selfie dhe video chat. Për fuqizimin me energji, pajisja përdor një bateri 1,960mAh të palëvizshme.
Google Pixel
Google ka bërë një ndryshim të madh në linjë, duke hequr dorë nga linja Nexus. Linja e tyre e re e smartphone-ve tani është Google Pixel dhe vjen me dy modele, Google Pixel dhe Google Pixel XL. Google po mundohet të ndjek rrugën e Apple. Duke ndërtuar kështu harduerët dhe softuerët së bashku, Google kërkon që shumë shpejt të formoj ekosistemin e tij.
Google Pixel ka një ekran 5.0-inç AMOLED me një rezolucion FHD prej 1920 x 1080 pixel-ash me 441 PPI. Pajisja fuqizohet nga një proçesor Qualcomm 821 quad-core me një dual-core të sinkronizuar në 1.6GHZ dhe një tjetër në 2.15GHz. Sipas Qualcomm, Snapdragon 821 supozohet se performon 10-përqind më mirë se sa modeli 820. Paketon 4GB RAM DDR4 dhe magazinim 32GB ose 128GB. Bateria që përdor është 2,770mAh e palëvizshme, dhe ka aftësi për karikim të shpejtë.
Tek pajisjet e fundit Nexus, kamerat qenë të mrekullueshme, por tek modelet Pixel, Google prezantoi një kamer ekselente edhe pse specifikat nuk duken aq impresionuese. Kamera kryesore ka një vlerë 12.3MP me një aperturë f/2.0, phase detection autofocus (PDAF) dhe laser autofocus, blic dual-tone LED, dhe fatkeqsisht jo OIS. Edhe pse me këto specifika, kamera e Pixel u testua nga DxOMark dhe mori një vlerësim 89 – më e larta për një smartphone deri më tani. Para ka një kamer të madhe 8MP FFCe cila vjen me një aperturë f/2.0, me madhësi pixeli 1.4µm, dhe video regjistrim në 1080p.
Sensori i shenjave të gishtave i vendosur mbrapa pajisjes ju lejon të ç’kyçni pajisjen si dhe të kryeni pagesa të autorizuara, duke përfshirë Android Pay. Sa i përket rezistencës ndaj ujit, Pixel ka një vlerë IP53. Google Pixel ka përmasa 143.8 x 69.5 x 8.5mm dhe preshon 143 gram. Sa i përket çmimit Pixel do kushtoj rreth $650.
…dhe fituesi është…
[totalpoll id=”7752″]