fbpx

Parametrat minimal që kërkon Call Of Duty: Infinite Warfare

Loja e ardhshme Call Of Duty: Infinite Warfare pritet të vijë së shpejti tek console-t dhe në PC, por nësë ju jeni më shumë një lojtar PC-je, atëherë padyshim jeni të interesuar të dini nëse kompjuteri juaj do jetë në gjendje të përballoj lojën.

Minimumi i parametrave që kërkon loja janë publikuar dhe lojtarëve do të ju duhet të paktën një proçesor Intel Core i3-3225 i sinkronizuar në 3.3GHz ose më të mirë. Do ju duhet gjithashtu të paktën 8GB RAM, Windows 7 64-bit ose më të mirë, DirectX version 11, 70GB hapësirë, dhe gjithashtu një kartë grafike NVIDIA GeForce GTX 660 me 2GB VRAM, ose një AMD Radeon HD 7850 me 2GB VRAM.

Ju kujtojmë se këto janë parametrat minimal që kërkon loja, parametrat e rekomanduar akoma nuk janë bërë publike. Gjithësesi nëse ju keni një kompjuter me këto parametra ose më të mirë, besojmë se nuk do keni probleme për të luajtur lojën. Call of Duty: Infinite Warfare është vendosur të lëshohet me 4 Nëntor, 2016.