fbpx

Samsung rënditet i 7-i në markat më të mirë të botës

Samsung mund ta ketë të vështirë të “rimëkëmbet” nga gjithë ai shtyp negativ që mori nga Galaxy Note 7, por kompania siç raportohet ka arritur të mbajë pozicionin në top-dhjetshen e Interbrand “Best Global Brands” për vitin 2016. Kompania rënditet e shtata në këtë listë e cila më së shumti dominohet nga kompani tekonologjike dhe automobilistike. Apple dhe Google mbajnë dy vendet e para, njëjtë si vitin e kaluar, të ndjekur më pas nga Coca-Cola, Microsoft, Toyota dhe IBM.

interbrand-2016-kk

Sipas Interbrand, Samsung ka një markë e cila vlerësohet rreth $51.8 miliard këtë vit, e cila është një rrritje prej 14% të vlerës së kompanisë krahasuar me vitin e kaluar. Pavarësisht polemikave që rrethuan Galaxy Note 7, Samsung Electronics është shprehur se pret që të rrisë shitjet këtë vit, edhe pse shumë analistë besojnë se biznesi i tyre i smartphone-ve mund të humbasë një shumë prej 5 miliardë $ për shkak të tërheqjes së Galaxy Note 7.

Ky është viti i 17 që kompania me bazë në New York, Interbrand, ka publikuar listën e saj vjetore “Best Brands” e cila rëndit 100 kompani globale me vlerën më të madhe. Ndërkohë që Samsung ka menaxhuar të rrisë vlerën e markës me rreth 14 përqind këtë vit, kompanitë në krye të listës, Apple dhe Google, raportohet se kanë rritur vlerën e tyre me 5% dhe 11% respektivisht.