fbpx

5 mënyra për të rregulluar “This Video is Not Available in Your Country” në YouTube

Mënyra për të rregulluar “This video is not available in your country” është këtu! Mund ta keni hasur këtë mesazh kur jeni përpjekur të shihni video në faqe të tilla si YouTube. Me mbi një miliard vizitorë në ditë, YouTube qëndron në krye si mbreti i videove. YouTube ka miliona video, por shumë prej tyre nuk janë në dispozicion për tu parë jashtë vendit ku ata janë ngarkuar. Ka disa mënyra për të anashkaluar këtë mesazh dhe të shihni videon që dëshironi.

Zgjidhjet në lidhje me “This video is not available in your country”:

Zgjidhja I: Përdorni shtojcën Hola për të rregulluar “this video is not available in your country.”

Hola është një shtojcë falas e cila ndryshon vendodhjen e IP-së, në mënyrë që ju mund të shikoni videot të cilat nuk janë në dizpozicion në vendin tuaj.

Shkarkoni shtojcën Hola dhe aktivizojeni. Shtojcën Hola mund ta shkarkoni për Chrome këtu dhe për Firefox, këtu.

1. Hapni URL-në e videos në YouTube të cilën nuk mund ta aksesoni.

2. Klikoni mbi ikonën e shtojcës Hola, e cila është e lokalizuar sipër tek shiriti i Bookmarks.

Do vini re flamuj të vendeve të ndryshëm.

Zgjidhja II: Përdorni ProxMate dhe proxie

Proxie-t fshehin IP-në dhe identitenin tuaj të vërtetë në internet. Ju mund të përdorni shtojcën e quajtur Proxmate. Proxmate është në dispozicion si për Google Chrome ashtu edhe për Mozilla Firefox.

Gjithashtu, ju mund të përdorni faqe proxy të tilla si mëposhtë:

  • ProxFree (proxfree.com)
  • UnblockYouTube (unblockyoutube.co.uk)
  • Zalmos (zalmos.com)

Zgjidhja III: Shkarkoni videon duke përdorur konvertues

Pasi të shkarkoni videon duke përdorur konvertuesit online, ju mund të shihni videon pa ju bezdisur mesazhi “This video is not available in your country“.

Përdorni konvertues si Clipconverters, KeepVid dhe video grabby për të shkarkuar video.

Zgjidhja IV: Përdorni VPN për të parë video

VPN qëndron për Virtual Private Network dhe është një nga mënyrat më të mira për të shmangur “This video is not available in your country“. VPN si FinchVPN mbështet 3GB përdorim për muaj. Ndryshoni vendodhjen e VPN-së tek settings duke u bazuar në vendodhjen e videos. Thjesht ndryshoni vendodhjen duke përdorur VPN dhe ju mund të shihni videon tuaj të preferuar përsëri pa parë mesazhin.

VPN të ndryshme janë në dizpozicion për platfroma të ndryshme.

Për telefona: Për përdoruesit e Android, ka një llojshmëri VPN-sh, të cilët janë në dizpozicion falas për shkarkim nga Play Store. Disa janë të listuar më poshtë:

1. DroidVPN. Ju ofron falas 100 MB data përdorim
2. Hotspot Shield Free VPN: Një nga alternativat më të mira është Hotspot Shield. Nuk ka limit të data sa i përket përdorimit të Hotspot Shield VPN, duke ju lejuar të shihni video pa limit.

Computer/ PC/ Laptop: Edhe në këto pajisja aplikacioni i parë që do ju sugjeronim do ishte Hotspot Shield.

Zgjidhja V: Zëvendësoni URL-në me /v/

Në URL-në e videos e cila ju nxjerr mesazhin, ndiqni këtë hap të thjeshtë:

Thjesht zëvendësoni /watch?v/= me /v/

Shpresojm që tani të mund të jeni në gjendje të shihni videot që ju nxjerrin mesazhin “This video is not available in your country”. Këto metoda janë testuar dhe funksionojn. Për metoda të reja, do ju mbajm të përditësuar.