Facebook Messenger sjell bisedat sekrete

Facebook ka njoftuar se aplikacioni i tyre Facebook Messenger beta tani mbështet “bisedat sekrete”. Kjo do të thotë se mesazhet do të jenë të kriptuara nga pajisje-në-pajisje, i quajtur edhe “end to end encryption” ose E2EE. Kjo teknologji, ka për qëllim, parandalimin ndërhyrjeve të palëve të treta tek mesazhet, dhe duhet të parandalojë edhe Facebook nga leximi ose dorëzimin e mesazheve tek çdo kush, duke përfshirë edhe autoritetet.

Secret Conversations

Në të njëjtën kohë, aplikacioni do jetë në gjendje të zhdukë mesazhet pas një kohe të caktuar. Facebook shprehet se kjo karakteristikë e re është bazuar në Signal Protocol zhvilluar nga Open Whisper Systems.

Ka dallime kur përdorni bisedat sekrete në Facebook: në këtë moment, disa karakteristika të tilla si video, pagesa ose Gifs të animuar nuk mbështeten, ndoshta për shkak se mesazhet po kalojnë nga një infrastrukturë tjetër e cila duhet të rritur shumë, apo studiuar për mundësi të reja ngadalë-ngadalë.

Ka një shans të mirë që E2EE përfundimisht të gjej rrugën e tij tek mesazhet në përgjithësi, dhe ndoshta tek të gjitha aspektet e bisedës në Facebook, por do të jetë një proçes i cili do të marrë kohë.

Në të njëjtën kohë, Facebook është i zënë me disa nga tiparet që bënë të njohur Snapchat. Me 900 milionë përdorues në muaj, kjo nuk është diçka për t’u nënvlerësuar, dhe edhe pse ka shumë aplikacione bisedash të njohura në botë (duke përfshirë WeChat, Telegram, dhe Line), Facebook është tepër serioz kur vjen puna tek konkurrenca, përfshirë këtu çdo aspekt.