Windows 10 Redstone (Faza 1) mund të vijë në Korrik
Microsoft është aktualisht duke testuar Windows 10 Redstone me Windows Insiders. Redstone pritet të jetë përditësimi i madh i rradhës për Windws 10 pas Threshold 2, i cili u lëshua vitin e kaluar. Njësoj si Threshold, Microsoft do të lëshojë Redstone në dy faza. Më parë, sipas thashethemeve thuhej që Microsoft do të lështonte Fazën e parë të Redstone (RS1) diku nga Qershori apo Korriku ndërsa Fazën e dytë (RS2) në fillim të vitit tjetër. Tani, Microsoft ka publikuar së fundmi një dokument për zhvilluesit i cili flet rreth ndërtimit të aplikacioneve për Redstone, Universal Windows Apps (UWP) dhe ndërtimin e aplikacioneve (UWP) për Xbox One, në të cilin zbulohet një informacion i vogël rreth Fazës së parë të Restone.
Në një nga dokumentet zbulohet “Versioni 1607” për Windows 10, që do të thotë se Windows 10 Redstone do të lëshohet në Korrik. Për ata që nuk e dinë, numri i versionit përfaqëson vitin dhe muajin e lëshimit, për shembull, Threshold 2 u lëshua në Nëntor, kështu që versioni i tij ishte 1511 (2015, Nëntor). Kështu që, versioni 1607 sugjeron se Windows 10 Redstone do vij në Korrik 2016.
Nuk është akoma e qartë nëse Windows 10 versioni 1607 do të vij tek të gjitha llojet e pajisjeve që kanë të instaluar sistemin e operimit Windows 10. Sidoqoftë, dokumenti sugjeron se do të vijë për Xbox One dhe për PC në të njëjtën kohë, ndërkohë që pajisjet e tjera mund t’a marrin atë më vonë.
Për ata që nuk e dinë, Redstone pritet të prezantoj shumë karakteristika të reja, duke përfshirë përmirësime tek Action Centre, File Explorer, Cortana, Microsoft Edge dhe më tepër.