fbpx

Tani mund të kërkoni që të verifikoni llogarinë tuaj në Twitter

Ikona e verifikimit është parë me zili për shumë kohë nga shumica e përdoruesve në Twitter. Gjithmonë ka qenë shumë e vështirë për të marrë një llogari të verifikuar nga Twitter. Ju duhet të ishit një figurë publike dhe vetëm pastaj llogaria juaj do konsiderohej për verifikim. Por tani kjo nuk vlen më. Twitter ka bërë të ditur sot se ka hapur llogaritë e verifikuara për të gjithë. Ju tani mund të kërkoni që llogaria juaj të futet për verfikim nga rrjeti social.

Përdoruesit e Twitter që duan atë ikonën e verifikimit mund të fillojn duke plotësuar një formular në Twitter, një numër telefoni i verifikuar dhe adresa email janë të nevojshme. Një foto profili është gjithashtu e nevojshme, së bashku me informata shtesë mbi pse ju besoni që llogaria juaj duhet të verifikohet. Nëse po mendoni të aplikoni për verifikim, mbani mend se Twitter ka të drejtë t’ju kërkoj që të ngarkoni një kopje të skanuar të ID-së tuaj.

Rrjeti do të mbajë kontroll në lidhje me se kush do të verifikohet dhe kush jo. Thuhet se një llogari, mund të verifikohet vetëm nëse ajo konsiderohet të jetë me interes publik. Ideja është që të bëjë më të lehtë për njerëzit për të gjetur krijuesit dhe influencuesit në Twitter.

Twitter aktualisht ka më shumë se 320 milionë përdorues aktivë nga e gjithë bota dhe deri tani ajo ka verifikuar vetëm rreth 187,000 llogari.