Google Play Store do ju mbrojë nga aplikacionet me reklama

Reklamat në aplikacione jam me të vërtetë të bezdisshme. Por duke filluar nga sot, do ju duhet të fajësoni veten tuaj për shkarkimin e një aplikacioni me reklama.

E themi këtë ngaqë Google ka bërë një ndryshim në Play Store, i cili përfshin një etiketë për aplikacionet që përmbajnë reklama. Kjo etiketë do të shfaqet anash etiketës ku tregon nëse aplikacioni është ose nuk është “in-app purchase” ( in-app purchase: do të thotë që edhe pse loja është falas nuk është se nuk do të ju kushtojë).

Natyrisht, ndryshimi mund të ketë një ndikim të madh në zhvilluesit e aplikacioneve, shumë prej të cilëve mbështeten në reklama për të fituar para nga aplikacionet e tyre. Kjo vjen për shkak se konsumatorët me shumë gjasa do të shmangin aplikacionet me reklama në qoftë se ata janë të vetëdijshëm për reklamat para kohe.

Mjaft interesant është se ky ndryshim mund të ndikojë edhe tek Google në një mënyrë negative. Google një pjesë të mirë të të ardhurave i merr nga reklamat, disa prej të cilave ndodhen në aplikacione. Por është e mirë të shohësh që Google po vë klientët para, pavarësisht kësaj.

Sigurisht, reklamat në aplikacione mund të ndihmojnë zhvilluesit të fitojn para, por ata janë parë zakonisht nga konsumatorët si të bezdisshme. Dhe në varësi se si ato janë implementuar, reklamat edhe mund të ndikojnë në përdorimin e një aplikacioni, për shembull, duke dal në mënyrë të papritur në ndërfaqen e përdoruesit për të shkaktuar klikime aksidentale.

Pra, politika e re Google është për t’u duartrokitur, dhe ndoshta avantazhi i saj më i madh është se etiketat e reja do të lejojnë përdoruesit të shohin se cilat aplikacione me pagesë ende kanë reklama para se ata të paguajnë për aplikacionin.