Prisma, tashmë në dipozicion dhe në Android

Prisma, një aplikacion fotosh që kthen imazhet tuaja në piktura virtuale, tani është në dispozicion për Android.

Aplikacioni ka qenë më parë në dispozicion në një beta të kufizuar, por procesi i regjistrimit tani është hequr dhe aplikacioni është në dispozicion për shkarkim direkt nga Google Play. Në kohën e shkrimit serverat e kompanisë janë të mbingarkuar për shkak të kërkesës së lartë.

Së pari u lançua për iOS në fillim të Korrikut, aplikacioni është shkarkuar më shumë se dhjetë milion herë dhe mbi 400 milionë fotografi tashmë janë shndërruar në vepra arti virtuale, e cila shpjegon në një farë mënyre se pse serverat e saj janë kaq të mbingarkuar.

Meqë stilet në foto aplikohen duke përdorur serverat e Prismas, mund të marrë 5 deri në 30 sekonda kohë që pamja paraprake të shfaqet, kështu që keni durim. Prisma ka vetëm pak orë që është në dizpozicion në Play Store, por tashmë ka mbi 29.000 komente me një mesatare vlerësimi prej 4.5.