fbpx

WhatsApp lançon zyrtarisht video thirrjet për 1 miliard përdoruesit e tij

WhatsApp ka lançuar zyrtarisht video thirrjet për 1 miliard përdoruesit e tij në iOS, Android dhe Windows Phone. Debutimi i tij vjen pas një serie raportimesh nga njerëz të cilët së fundmi e kanë hasur këtë karakteristikë në versionin beta të WhatsApp për Android dhe Windows phone, një tregues që debutimi i tij për publikun ishte shumë afër.

screenshot_20161116-150832

Për të përdorur karakteristikën e re, përdoruesit e WhatsApp duhet të shtypin butonin e telefonit lartë në të djathtë të bisedës, e cila më pas ju pyet nëse doni të telefononi shokun tuaj me zë apo me video. Nëse dëshironi të bëni një telefonatë me video, thjesht zgjidhni opsionin “video call” në ekran.

video-calling-android-2

Gjatë bisedës, mund të zgjidhni ndërmjet kamerës para dhe asaj mbrapa, të heshtni zërin (eng. mute) si dhe të përfundoni telefonatën.

WhatsApp tashmë mbështet një numër standard karakteristkash si aplikacion komunikimi, përfshi komunikimin në grup dhe telefonatat me zë. Por kompania shprehet se video telefonata ka qenë një ndër karakteristikat kryesore të kërkuar nga përdoruesit.