Si të shkarkoni e dëgjoni muzikë në iPhone

iOS është një sistem operimi mjaft i mirë. I sigurt, i shpejtë, i bukur, por kur vjen puna tek muzika, këtu çalon pak puna. Sistemi i iOS është i mbyllur dhe kështu nuk lejon ruajtjen e të dhënave nga jashtë, por vetëm nga App Store, iTunes Store dhe kur sinkronizohet me iTunes. Dhe meqenëse ky është një problem shumë përhapur për të gjithë përdoruesit e pajisjeve me sistem iOS, sot në gjbiteam.com kemi vendosur t’ju japim një alternativë si zgjidhje për këtë problem. (Nëse makthi juaj është sinkronizimi i pajisjes suaj me iTunes.)

Siç besoj mund ta dini, VK (jo ashtu siç mendon ti o mendje pistë!) ose gjatë VKontakte është një rrejt social Rus shumë i përdorur (renditet i 3-ti në botë) i cili ofron shumë shërbime dhe funksione të cilat nuk mund t’i gjeni në ndonjë rrjet social tjetër, si psh ajo për të cilën po flasim edhe në këtë artikull: Muzika.
VKontakte u ofron përdoruesve dëgjimin falas të muzikës me një librari shumë të pasur (madje mund të gjeni edhe plot këngë shqiptare).

Këtë karakteristikë të këtij rrjeti social e përdor edhe aplikacioni “Plex Sound”.

Si funksionon “Plex Sound”?

Sapo ta instaloni “Plex Sound” duke klikuar link-un apo duke e kërkuar me tekstin “VK Music Mp3 Player” dhe ta hapni atë, ai do t’ju kërkojë të kyçeni me llogarinë tuaj të VK (mund ta krijoni një të tillë këtu) për të përdorur shërbimin e muzikës të këtij rrjeti.

Pasi të jeni futur, shtypni “Search” dhe kërkoni një këngë. Pasi t’u jenë shfaqur rezultatet, mund të klikoni tek titulli i këngës për ta dëgjuar atë online ose tek shigjeta me kuti anash saj për ta shkarkuar dhe për ta dëgjuar atë offline.
Më poshtë keni disa foto ilustruese.

img_2154 img_2155 img_2156 img_2158

Një e keqe e këtij aplikacioni është se ka reklama. Por megjithatë ju nuk do t’i shihni ato kur të jeni “offline”.
Për çdo pyetje apo paqartësi, mund të na shkruani tek komentet më poshtë.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.