fbpx

Loja The Crew për PC, falas për një kohë të limituar

Ubisoft njoftoi në Qershor të këtij viti se në mënyrë për të festuar përvjetorin e tyre të 30-të do të nxjerrë një lojë falas për PC çdo muaj deri në fund të vitit 2016. Kompania ka konfirmuar tashmë se The Crew për PC do të jetë falas për një kohë të kufizuar si pjesë e promovimit të saj UBI30. Lojtarët mund ta shkarkojn këtë lojë që nga ky moment, falas.

Kjo lojë u lançua në vitin 2014 dhe Ubisoft thotë se kjo ishte një lojë e rëndësishme për ta. Nëse jeni të interesuar për shkarkimin e kësaj lojë falas, vizitoni faqen e Ubisoft Club.