Si të kontrolloni nëse PC-ja përdor firmware UEFI apo BIOS

Nëse keni një kompjuter me Windows 7, 8.1 ose 10 dhe dëshironi të dini nëse sistemi është duke përdorur UEFI ose BIOS, të marrësh një informacion të tillë është pak e komplikuar. Por mos u shqetësoni, sepse gjbiteam.com do të ju tregojë se si të gjeni se cilin mjedis boot-imi kompjuteri juaj është duke përdorur.

Së pari, përdorni Windows Explorer për të naviguar tek C:\Windows\Panther\setupact.log. Hapni file-n në Notepad dhe kërkoni për:

Callback_BootEnvironmentDetect: Detected boot environment:

Pas dy pikave ju do të shihni ose BIOS ose UEFI. Cilado që është e shënuar është mjedisi i juaj boot.

Nëse setupact.log mungon, dhe ju jeni duke përdorur Windows 8, 8.1, ose 10, hapni dritaren dialoguese Run ose hapni Cortana, dhe shkruani msinfo32. Shikoni etiketën BIOS Mode. Nëse shihni të shkruar në krah “Legacy”, atëherë ju jeni duke përdorur BIOS. Në qoftë se është diçka tjetër, do të jetë e shënuar ndryshe.

Bios

BIOS dhe UEFI janë dy ndërfaqe firmware për kompjutera të cilat punojnë si përkthyes mes sistemit operativ dhe firmware-it të kompjuterit. Të dy këto ndërfaqe përdoren në momentin kur ndizet kompjuteri për të vënë në punë pajisjet e ndryshme të kompjuterit, si tastierën, hard diskun, memorjen, kartën grafike, CD-ROM, disketën floppy, orën, ventilatorët, etj. Pasi i përgatit të gjitha këto pjesë, kryen disa teste për t’u siguruar që janë gati për sistemin operativ, Windows, të instaluar në hard disk. Nëse gjithçka shkon mirë në BIOS, kompjuteri është gati për të vazhduar me hapjen e Windows, dhe nëse gjithçka shkon mirë me hapjen e Windows, vazhdojnë softueret e tjerë, si antivirusi, shfletuesi i internetit, etj. deri sa kompjuteri arrin gjendjen normale për përdorim.

UEFI bën të njëjtën detyrë pak më ndryshe. Ai ruan të gjitha informatat në lidhje me inicializimin dhe startimin në një file .efi në vend të firmware. Kjo skedë është ruajtur në hard drive, brenda një ndarje të veçantë të quajtur EFI System Partition (ESP). ESP-ja gjithashtu përmban programet për sistemin e operimit që janë të instaluar në kompjuter.

UEFI ka për qëllim të zëvendësojë plotësisht BIOS në të ardhmen dhe të sjellë shumë karakteristika të reja dhe përmirësime të cilat nuk mund të zbatohen përmes BIOS.

Na tregoni me anë të komenteve se çfarë firmware përdor kompjuteri juaj, BIOS apo UEFI?