Tani mund të postoni video shumë më të gjata në Instagram
Instagram të Martën njoftoi planin për zgjerimin e gjatësisë së videove nga 15 në 60 sekonda, një kërcim i konsiderueshëm, si dhe një mundësi për përdoruesit që të jenë sa më krijues me materialet e tyre.
Sipas Jeff Kanter, menaxher i produktit në Instagram, përdoruesit e platformës të shpërndarjes së fotove, është lutur që të rrisë gjatësinë e videove në Instagram.
“Ne mendojmë se kjo do të sigurojë më shumë fleksibilitet”, tha Kanter. “Një nga gjërat që kemi dëgjuar nga krijuesit është se sa shumë do i ndihmonte ata një histori më e gjatë se 15 sekonda.”
Përveç videove më të gjata tani, Instagram ka thënë se do të lejojë përdoruesit e iOS të krijojnë video nga disa klipe të ndryshme.
Që nga prezantimi i videove më shumë se dy vjet më parë, Kanter tha se angazhimi ka qenë i pabesueshëm. Në vetëm gjashtë muajt e fundit, koha që njerëzit kanë shpenzuar duke parë video, është rritur me më shumë se 40 për qind, sipas Kanter.
Sot ky përditësim jo vetëm që do ju jap krijuesve mundësinë për të krijuar histori më të gjata, por edhe kompanive gjithashtu. Me 60 sekonda në dizpozicion, prinsni të shihni më shumë video tani. Ky tipar do vijë për përdoruesit e iOS në ditët në vazhdim dhe do jetë në dizpizicion për të gjithë në muajt e ardhshëm.