fbpx

Windows 10 Mobile për telefonat Lumia mund të arrijë këtë javë

Është disi e kuptueshme që Microsoft dëshiron së pari të sjell përditësimin e sistemit të tij më të fundit tek smarfonët e tij më të fundit. Por muaj pasi lançoi Windows 10 dhe Lumia 950 dhe 950 XL, përditësimi i madh i sistemit për aparatet e tij të vjetër Lumia ende nuk shihet gjëkundi. Megjithëse përdoruesit e Windows Phone janë mësuar tashmë me këtë lloj trajtimi. Megjithatë, pritja shumë shumë e gjatë me sa duket ka përfunduar. Sipas Vodafone në Itali, nëse ky i fundit është i saktë me datat, Windows 10 pritet të vij për Lumia 1520, Lumia 930, Lumia 735, Lumia 830, Lumia 635 dhe Lumia 535, këtë javë.

Për të thënë vërtetën, asnjë nga këto pajisje nuk mbështet funksionin “Continuum for Phones”. Të paktën jo nëse Microsoft nuk zbut pak parametrat që kërkon ky funksion. Redmond ka vendosur disa parametra shumë të lartë sa i përket Continuum, i cili kërkon smartfonë që kanë proçesor si Qualcomm Snapdragon 808, 810 ose 617. Dhe asnjë prej këtyre pajisjeve të vjetra nuk përmbush këtë kërkesë, dhe është e qartë që do ngelen jashtë festës “Kompjuteri në xhepin tuaj”.

Megjithatë nga ajo çfarë kemi parë deri tani, GJBITeam shprehet se Windows 10 Mobile, ende mund të ofrojë përmirësime të vlefshme për përdoruesit e këtyre pajisjeve. Përveç përditësimeve të vazhdueshme nga Microsoft, Windows 10 ka fituar edhe më shumë mbështetje nga zhvilluesit e aplikacioneve të njohura, që do të thotë se tani ka më shumë aplikacione të njohura në dispozicion për të se platformat e mëparshme të Windows Phone. Cortana gjithashtu ka parë shumë përmirësime dhe ndërfaqja e përdoruesit në përgjithësi është përmirësuar.

Ndërtimi aktual i Windows 10 Mobile për telefonat e vjetër Lumia është 10.586,164 i cili duket të jetë i qëndrueshëm, por jo perfekt si sistemi Windows Phone 8.1. Kështu që Microsoft mund të jetë duke menduar për të lëshuar një ndërtim më të ri me më shumë përmirësime.