Heqja dorë nga Galaxy Note 7 do t’i kushtojë Samsung miliarda dollarë
Para pak ditësh Samsung njoftoi zyrtarisht se ka ndaluar shitjet dhe zëvendësimin e Galaxy Note 7 si dhe konfirmoi se prodhimi i këtij flagshipi ka ndaluar gjithashtu. Galaxy Note 7 është tashmë jashtë lojë dhe Samsung-ut ka gjasa se do i kushtoj rreth 17 miliardë $.
Kur Galaxy Note 7 u tha se do të zëvendësohej, kostoja e zëvendësimit të tij u vlerësua se do të ishte mbi 1 miliard $ për 2 milion njësi. Analistët tek Credit Suisse vlerësojnë se humbja nga mos shitja e 19 milionë njësive do t’i kushtojë kompanisë rreth 17 miliardë $. Analistët kanë vlerësuar më parë se humbja e shitjeve dhe kostoja e tërheqjes do të arrinte 5 miliardë $ në qoftë se Samsung do të fillonte shitjet e Galaxy Note 7 në tremujorin e katërt të këtij viti. Tani që ky flagship është tashmë jashtë loje impakti financiar do të jetë edhe më i madh.
Por sigurisht, ky nuk është fundi i botës për Samsung. Kompania ka një vlerë tregu prej më shumë se 235 miliardë $ dhe sipas Interbrand, ka një markë e cila vlerësohet rreth $51.8 miliard këtë vit.