iPhone 8 do të ketë një çip A11 10nm, Ultrasonic Touch ID, ekran OLED dhe më tepër
Apple nuk është se ka pasur shumë fitime me iPhone 6S në krahasim me iPhone 6, e cila është arsyeja pse kompania vërtetë ka nevojë të rrisë inovacionin në smartphone-in e tij të ardhshëm. Analistët kanë parashikuar se iPhone 7 do të sjellë Apple-in përsëri në treg me fitime dhe do të jetë një faktor i rëndësishëm për rritjen e flagship-it tjetër të ardhshëm, iPhone 8.
Edhe pse të dhënat rreth iPhone 8 janë të pakta për momentin, thashethemet nuk kanë pasur të ndaluar. Parashikimet thonë se iPhone 8 do të jetë më i mirë që kemi parë ndër vite nga Apple. Kështu që, le të shohim se çfarë thonë thashethemet tani për tani.
iPhone 8 do të fuqizohet nga një çip A11 10nm
Një raport i ri nga Digitimes sugjeron se TSMC, prodhuesi më i madh i çipeve në botë me bazë në Tajvan ka filluar projektimin e çipit e A11 për Apple. Thuhet se proçesori do të prodhohet duke përdorur proçesin e prodhimit 10nm FinFET, e cila është më efikase se proçesi 16nm i A9-s. Fakti se proçesi 10nm në TSMC është ende në zhvillim, konfirmon se nuk do të përdoret në çipin A10 këtë vit, i cili do të përdoret në iPhone 7.
Raporti sugjeron se prodhimi masiv i çipeve A11 nuk do të fillojë para tremujorit të tretë të vitit 2017, i cili lidhet mirë me lançimin e iPhone që Apple lëshon çdo vit në Shtator.
Ultrasonic Touch ID i vendosur nën ekranin e iPhone 8
iPhone 8 është përfolur se do të vij me një sensor gjurmësh gishtash nën ekran, një teknologji kjo e ngjashme me atë të Qualcomm ultrasonic. Në rast se rezulton të jetë e vërtetë, atëherë Apple do të largojë butonin fizik Home plotësisht, duke i dhënë kështu pajisjes një pamje krejtësisht të thjeshtë dhe futuristike.
Nëse Touch ID vendoset nën ekran, atëherë do të ketë një fushë të veçantë në ekran ku përdoruesit do t’i duhet të vendos gishtin e tij për të vërtetuar veten dhe aksesuar telefonin. Ndoshta kjo do të bëhet duke përdorur një metodë të zgjuar software-i që do të tregojë atë zonë të ekranit ku punon sensori Touch ID.
iPhone 8 do të përdorë një ekran OLED në vend të LCD
Sa i përket shqetësimit në lidhje me madhësinë e ekranit, ne nuk mendojmë se Apple ka diçka në mendje . Disa zëra të mëparshëm thoshin se Apple mund të sjellë ekrane nga kompani si Samsung ose Sharp. Dihet që Samsung, ka ekranet më të mirë në treg me teknologjinë e tyre Super AMOLED.
Ndryshime të mëdha në dizajn
Nëse rrjedhjet dhe thashethemet e fundit janë për t’u besuar, atëherë iPhone 7 do të lërë mënjanë portën e kufjeve 3.5mm. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë iPhone 8 mund të mos ketë portë kufjesh dhe mund të përdor portën Lightning, si për karikim, ashtu edhe për dalje të audios. Ndërsa thuhet se iPhone 7 mund të mos vij me një Smart Connector si iPad Pro, tek iPhone 8 mund ta shohim këtë.
Gjithashtu, iPhone 8 do ketë një trup të gjithin prej qelqi dhe do të jetë i papërshkueshëm nga pluhuri dhe uji.
Thashetheme të tjera në lidhje me karakteristikat
Përveç ridizenjimit, iPhone 8 do të krenohet dhe me parametrat e brendshëm. Do të sjellë një proçesor A11 i cili do të jetë shumë më i shpejtë dhe më efikas sa i përket energjisë. Gjithashtu, ne mendojmë se iPhone 8 do të vij me 3GB RAM, dhe sa i përket versioneve me 16GB dhe 32GB hapësirë mendojmë se nuk do ketë më. Në vend të kësaj, iPhone 8 mund të vijë me 64GB, 128GB dhe ndoshta 256GB hapësirë.
iPhone 8 do të ketë një kamera më të mirë (ndoshta 16MP) së bashku me një kamer mbrapa të dyfishtë, të cilën mund ta shohim dhe tek iPhone 7 Plus/ Pro gjithashtu. Smartphone-i mund të vij edhe me kufje pa tel Bluetooth EarPods prodhuar nga Beats.
iPhone 8 lançimi dhe prezantimi
iPhone 8 do të lançohet në Shtator 2017, dhe megjithëse është shumë herët për të gjetur çmimin, ne mendojmë se do variojë diku nga $749.