fbpx

Super Mario Run do të vijë edhe për Android

Nga të gjitha prezantimet në Eventin Special të Apple, ajo që më la më shumë mbresa ishte lançimi i Super Mario Run. Është hera e parë që Nintendo zyrtarisht po sjell ekskluzivitetin e saj në platformën celulare, dhe nëse gjatë gjithë fëmijërisë suaj keni luajtur me Super Marion, ju e dini se sa e rëndësishme është kjo.

Vrapuesi i pafund do të vijë për iOS gjatë sezonit të festave dhe do të jetë i disponueshëm si një shkarkim falas sa për t’u provuar, dhe më pas për ta luajtur plotësisht lojën do t’ju duhet ta blini atë. Duh!

super-mario-run-screenshots-gif

Menjëherë pas eventit, Nintendo deklaroi për Kotaku se loja do të vijë edhe për Android në të ardhmen. Lajme të mira për ju që menduat të bënit tranzitin Android > iOS vetëm për shkak të lojës.

Super Mario Run karakterizohet nga grafikat e lojës New Super Mario Bros për Nintendo DS, dhe ofron tre gjendje të lojës. Ju mund ta shihni se si funksionon nga prezantimi i Apple këtu.

Kompania tha Majin e shkuar se po planifikonte të lançonte pesë lojëra për celularë deri më 2017-ën. Që atëherë ka publikuar vetëm një aplikacion social të quajtur Miitoo, edhe pse ju do të donit që të përfshinit edhe Pokémon Go në listë, por teknikisht nuk quhet sepse nuk e ka krijuar Nintendo dhe kompania ka vetëm 13% të aksioneve të aplikacionit.

Jam shumë kurioz të di se çfarë po përgatit kompania për platformën moblie për vitin e ardhshëm.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.