fbpx

Pokémon Go vjen për iOS dhe Android

Pokémon Go. loja reality e shumë përfolur për smartphone nga Nintendo dhe e zhvilluar nga Niantic Labs, vjen tani si për iOS edhe Android në disa vende të caktuara. Aplikacionin mund ta gjeni në Play Store nga këtu dhe në App Store këtu. Megjithatë, aplikacioni është i disponueshëm vetëm në disa shtet si Sh.B.A-të, Australi, Zelenadë e Re, Japoni, etj. Sipas The Wall Street Journal, Kompania e Pokémon u rekomandon përdoruesve të Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë të presin për pak kohë, derisa aplikacioni të lançohet zyrtarisht në këto tregje.

Për ata që nuk ia kanë shumë idenë për zhvillimet në lidhje me titullin, loja përdor kamerën dhe sensorët e smartphone-it tuaj, si dhe algoritme të bazuara në lokacion, për ta vendosur atë në botën reale. Kështu që, ndërkohë që ju udhëtoni drejt pikave të referimit apo lokacioneve të shënjuara në qytetin tuaj, ju mund t’i kapni këto krijesa dhe ti trajnoni e sfidoni ato nëpër palestra. Loja u krijua nga Niantic, krijuesi i një loje të ngjashme AR për celularë të quajtur Ingress, në bashkëpunim me Nintendo dhe The Pokémon Company. Përderisa është një aplikacion falas, në Pokémon Go mund të bëhen disa transaksione të vogla të cilat kushtojnë nga $0,99 deri në $99,99. Ju mund të blini edhe një aksesor i cili kushton $35 dhe vendoset në kyçin e dorës, i cili së shpejti do t’ju lejojë ju ta luani lojën pa e hapur smartphone-in tuaj.

Pokémon Go ka akoma kohë për t’u zbuluar plotësisht në App Store

Nintendo dhe The Pokémon Company janë munduar ta mbajnë të fshehtë datën e prezantimit të Go për një kohë të gjatë, dhe përfaqësuesit e të dy kompanive vetëm dhanë disa të dhëna të kriptuara në evenimentin e E3 muajin e kaluar, të cilat indikonin se loja do të prezantohej diku nga Korriku. Edhe kur përfundoi periudha e testimit publik më 30 Qershor, Nintendo përsëri nuk dha ndonjë datë zyrtare të lançimit. Kështu që kjo është një surprizë mjaft e madhe për të gjithë fansat të cilët me zi e kanë pritur këtë lojë.

Si arriti Pokémon të “pushtojë” botën këto 20 vitet e fundit?

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.