A do të marrë telefoni im përditësimin Android Nougat?

Është koha për vesionin e ri të Android, dhe kjo do të thotë që për ne është koha që të bëjmë ca parashikime në lidhje me të.

Tani, për të qenë të sinqertë, këto janë thjesht supozimet tona bazuar në historinë e kompanive, mundësive të telefonave dhe numrit të telefonave që një kompani krijon.

Meqë jemi këtu sepse jemi të interesuar në lidhje me Android le t’i përgjigjemi pyetjes një milion dollarëshe – nëse telefoni im do marrë përditësimin Android 7 Nougat?

Telefonat Nexus

nexus-5x-carpet

Do e fillojmë me më të thjeshtët. Telefonat Nexus nuk janë të ndërtuar në të vërtetë nga Google, por ato janë ndërtuar sipas kërkesave të Google dhe ata kanë kontroll absolut mbi të gjithë programet. Ata gjithashtu nuk kanë frikë të na zhgënjejnë dhe të na tregojn se cilët telefona do përditësohen, dhe cilët jo.

  • Nexus 6 do të përditësohet në Android Nougat.
  • Nexus 5X do të përditësohet në Android Nougat.
  • Nexus 6P do të përditësohet në Android Nougat.
  • Modelet Android One do të përditësohen në Android Nougat.

Sa i përket pjesës së jo telefonave, Nexus 9 do të përditësohet në Android Nougat. E njëjta gjë vlen edhe për Nexus Player.

Kjo do të thotë se Nexus 5 dhe Nexus 7 2013 nuk do të përditësohen. Askush nuk është i kënaqur në lidhje me këtë, por Google e ka bërë të qartë se ata mbështesin me platfromë të re përditësimi telefonat prej një minimum dy vitesh, dhe ofrojnë siguri për telefonat dhe rregullime problemesh për aq kohë sa ato kanë mundësi. Lajmi i mirë është se të dy, si Nexus 5 ashtu edhe Nexus 7 2013 janë super të lehtë për të marrë një Android 7 ROM të kustomizuar, dhe do t’i shohim ato menjëherë pasi Google të nxjerrë burimin e kodit për përditësimin e ri.

Telefonat Samsung

galaxy-note-7-galaxy-note-5

Samsung shet aq shumë telefona Android, sa gjithë të tjerët mbledhur së bashku. Shumica e këtyre telefonave janë ato që gjithë se cili prej nesh nuk pret që të përditësohen, dhe shumë prej tyre janë modele që ne i njohim. Kështu që ne do i lëmë mënjanë këto kategori dhe nëse ndonjëri prej tyre përditësohet sigurisht që do suprizohemi dhe kënaqemi në të njëjtën kohë.

  • Galaxy Note 7 do të përditësohet në Android Nougat.
  • Galaxy S7 dhe Galaxy S7 edge do të përditësohen në Android Nougat.
  • Galaxy Note 5 do të përditësohet në Android Nougat.
  • Galaxy S6, Galaxy S6 edge dhe Galaxy S6 edge+ do të përditësohen në Android Nougat.

Të gjtiha modelet e tjera kanë një pikëpyetje të madhe mbrapa.

LG

lg-g5

Ne tashmë e dimë se LG V20 do të vijë bashkë me Android 7.0 dhe do mund ta shohim atë më 6 Shtator. Megjithëse teknikisht nuk është një përditësim, po e vlerësojmë si të tillë. Lajm i mirë është se kjo do të thotë se LG ka pasur akses në kodin e Android 7 për një kohë tani (në fakt të gjithë prodhuesit kanë pasur akses) dhe përditësimi i telefonave ekzistues do të vijë pak kohë mbrapa lëshimit të v20. Apo jo? Me siguri jo.

LG G5 do të përditësohet në Android Nougat.

LG G4 do të përditësohet në…thjesht po bëj shaka.

Në fakt jo. LG G4 dhe LG V10 edhe mund të përditësohen, dhe mendoj se ato mund të punojnë dhe më mirë me Android 7, por shanset janë kundër tyre.

Motorola/Lenovo

moto-z-droid

Ndërkohë që ne mund të hamendsojmë diçka në lidhje me situatën e përditësimit tek Motorola, një gjë që dimë me siguri është se ata nuk do të përsërisin të njëjtin gabim si herën e fundit dhe të premtojnë përditësime që nuk janë 100% të sigurt se do dërgohen.

  • Moto Z (të gjitha variantet) do të përditësohen në Android Nougat.
  • Moto G4 do të përditësohet në Android Nougat.
  • Moto X Play dhe Moto X Style do të përditësohen në Android Nougat.

Lenovo tani kërkon që të shohë vetëm përpara, dhe modelet e lëshuara para se të blinin Motorola-n kanë mbaruar punë.

HTC

htc-10-m9-m8-m7

HTC ka njoftuar tashmë se HTC 10, HTC One A9 dhe HTC One M9 do të përditësohen në Android Nougat.

Nuk mund të themi me 100% siguri se HTC do të prodhoj dy telefonat e ardhshëm Nexus për vitin 2016, por në qoftë se po, do të thotë se ata kanë pasur mjaft kohë për të luajtur me kodin dhe nuk besoj se do shohim ndonjë pengesë sa i përket përditësimit të harduerëve të vjetër.

Huawei

huawei-p9

Huawei kishte një goxha ndërtim të mirë beta për Huawei P9, duke u bazuar tek rrjedhjet e fundit. Tashmë e dimë që po punojnë në lidhje me të.

Unë do të them se Mate 8 dhe P8 do të marrin përditësim në Android 7.0.
Honor 5X gjithashtu do të përditësohet në Android Nougat.

Modelet e tjera

oneplus-3

Me rreth 13.000 modele të ndryshme telefonash Android, e kemi të pamundur t’i mbulojmë të gjithë. Por janë ca telefona që nuk mund të mos rrimë pa i përmendur.

OnePlus 3 do të përditësohet në Android Nougat, por jo aq shpejt sa disa përdorues mendojn.

NVIDIA Shield TV do të përditësohet në Android Nougat mjaft shpejt, por tabletit Shield do t’i duhet pak kohë më e gjatë.

Axon 7 i ZTE-së do të marrë këtë përditësim, por jo shumë shpejt.

Sony do të vazhdojë të nxjerrë ndërtime beta për disa nga modelet e tyre të fundit. Por do të duhet shumë kohë për të parë versionin final.

Xiaomi do të fokusohet në modelet e reja që operojnë me Android 7.0 dhe do t’i duhet gjashtë deri tetë muaj kohë për të përditësuar telefonat ekzistues.