Dritarja e përditësimit të Windows 10 shfaqet direkt në transmetimin e parashikimit të motit

“Moti nesër do të jetë i vranët me mundësi shfaqjesh dritaresh për instalimin e Windows 10”

Instaloni Windows 10. Ju do të instaloni Windows 10 .Instaloni Windows 10 tani. Po instaloni Windows 10 direkt në një transmetim direkt në TV. Instaloni Windows 10. Instalimi i Windows 10. Thjeshtë instalojeni. Tani.

Tentativat agresive të Microsoft për të detyruar përdoruesit të instalojnë Windows 10 kanë shënuar një tjetër viktimë mëngjesin e të Mërkurës. Bëhet fjalë për meteorologen e kanalit të lajmeve KCCI 8 Metinka Slater, kur kjo e fundit thjeshtë po përpiqej t’u tregonte teleshikuesve motin në rajonin jugor të Iowa-s, por dukej se Windows 10 kishte ide të tjera. Për pak sekonda u duk sikur në këtë rajon do të kishte një furtunë dëbore të tmerrshme, por ishte thjeshtë dritarja e instalimit të Windows 10.

Gjatë transmetimit kur dritarja u shfaq papritur Slater tha në mënyrë sarkastike: “Dhe Microsoft rekomandon instalimin e Windows 10, çfarë duhet të bëj? Nuk është kaq bukur kur shfaqet kjo dritare?” Dhe kjo në fakt është çështja, në fakt të gjithë e urrejnë njoftimin e instalimit të Windows 10. Microsoft është munduar të arrijë numrin e përdoruesve të Windows 10 në 1 miliard kompjutera, por për përdoruesit e Windows 7 dhe 8 po kthehet thjeshtë në një Blue Screen of Death.

 

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.