fbpx

A ka ndikim përkushtimi i Google ndaj iOS për ta bërë iPhone një blerje të zgjuar?

Një pyetje serioze kjo.

Më herët këtë javë, Google lançoi një version të ri-dizenjuar të aplikacionit Gmail për iOS, duke e bërë kështu të barasvlefshëm me aplikacionin për Android. Është një përmirësim i madh dhe diçka që pas shumë vitesh mospërfillje, dukej që do duhej një kohë e gjatë që të vinte.

Kjo gjë solli gjithashtu në jetë një argument se, për shumë njerëz, iPhone me harduerin e vetë mbresëlënës, me kamerën fantastike, me një ekosistem të pasur aplikacionesh dhe sigurisht, iMessage, mund të jetë një vitrinë më e mirë për shërbimet e Google sesa vetë Android-i. Sigurisht, shumë njerëz nuk janë dakord por iPhone ka një shpërndarje me 44% në SHBA dhe Apple ruan një ndikim të madh në botën e smartfonëve.

Për besnikët e Android, përkushtimi i Google në përmirësimin e iOS është i çuditshëm: pse të krijosh aplikacione të shkëlqyera për një platformë konkurrente kur mund të bësh të njejtën gjë në mënyrë që njerëzit të blejnë Galaxy-të, Moto-t apo më mirë, Pixel-at?! Në fund të fundit, Google do të dhënat tuaja dhe do që t’ju shfaqë reklama edhe do e bëjë këtë në cilëndo platformë të përdorin njerëzit, njerëz të cilët gjenden gjithnjë e më shumë në iOS dhe Android.

5d1cba3c24b70a51b6e3af94daf68bfa-650-80

Në të vërtetë, vitet e fundit kemi parë që Google ka sjellë pothuajse çdo aplikacion dhe shërbim të rëndësishëm në platformën e Apple, duke përfshirë këtu të shumë priturin, Keep. Nëse i hidhni një sy faqes së zhvilluesit të Google në App Store, duket pak a shumë njëlloj me atë ç’ka gjejmë në Android: YouTube, Maps, Earth, Drive, Docs, Sheets, Hangouts, Photos, Calendar, Inbox, Books, Movies, Wallet, Allo, Duo, Newsstand, Keep dhe shumë të tjera. Edhe Google Search ka aplikacionin e vetë. Ajo ç’ka nuk mund të gjejmë në App Store janë aplikacione që Apple nuk lejon të kenë lidhje me tastierën e numrave apo të kenë ndërhyrje të panevojshme, siç është një aplikacion për kamera.

Vitet e fundit kemi parë se Google ka sjellë pothuajse çdo aplikacion të rëndësishëm në platformën e Apple.

Do të gjeni gjithashtu edhe aplikacione si Gboard, një aplikacion i shkëlqyer i palës së tretë, që shumë njerëz mendojnë se në një farë mënyre, duhet të sillet edhe në Android.

Gjithë e gjithë, Google ka 80 aplikacione nën e emrin e vetë në iOS, më pak se Microsoft, me 88 dhe pak a shumë dyfish më shumë se vetë Apple. Kjo në fakt s’do të thotë asgjë përveç faktit se Google po mundohet t’i bëjë shërbimet e veta më të rëndësishme, të pavarura nga platformat dhe kjo na çon në një pikë të rëndësishme: Përhapja e tensionit midis Android dhe iOS… edhe pse ky tension tashmë është i hapur më shumë për pjesën harduerike sesa për atë softuerike.

5d1cba3c24b70a51b6e3af94daf68bfa-650-80

Kjo bëhet dyfish e vërtetë kur hedhim sytë nga gjendja e keqe e tabletëve Android të cilët, shumë nga ne i kemi blerë në prag festash.

Përderisa ata përdorues kanë mbetur të kënaqur me Pixel C, Yoga Book apo Galaxy Tab S2, do mbeteshin po aq të kënaqur edhe me një iPad, pse jo dhe më shumë. Me një iPad tek i cili mund të përdorësh të gjitha aplikacionet e Google që përmendëm më sipër si dhe qindra të tjera për të cilët është kujdesur që të optimizohen në ekrane të mëdha.

Shumë nga ne të GJBITeam na pëlqen Google Pixel, i cili ka huazuar shumë nga ndërfaqja e playbook-ut të Apple. Gjithashtu po bëhen dhe përpjekje për të standartatizuar elementët e Android të cilat, u lanë të interpretohen nga disa palë të treta dhe të prezantohet një mjedisk u Google ndihet rehat duke u ofruar njerëzve shërbime eksluzive si Assistant, i cili nuk është i disponueshëm nga palë të tjera harduerike. Njerëzve kjo gjë u duket përbuzje por është e vërtetë që në shumë mënyra, Pixel-i është iPhoni i botës së Android-it.

“Kam dëgjuar se argumenti kryesor që njerëzit kanë se pse duan t’i bashkohen iPhone, edhe pse janë fansa të Android dhe një besnik të Google, është iMessage.”

Kam dëgjuar se argumenti kryesor që njerëzit kanë se pse dua t’i bashkohen iPhone, edhe pse janë fansa të Android dhe besnik të Google, është iMessage. Shërbimi tejet kufizuar për mesazhe, përsa i përket modifikimeve dhe përsonalizimeve, nuk të lë të heqësh dorë nga ai shërbim, pasi të ka bërë të hysh thellë në atë sensacion të pastër. Apple bëri shumë punë në iOS 10 për ta bërë iMessage më tërheqës dhe më të dobishëm por suksesi i këtij të fundit, është se është burim i acarimit të shumë përdoruesve për Android, të cilët janë lënë jashtë kësaj përvoje.

WhatsApp “drejton turmën” me mundësinë ndërplatformëse, bashkë me një mori shërbimesh të tjera, që nga KiK deri tek WeChat apo Viber etj.. Nërpjekjet e vetë Google për të ndërtuar një alternativë “të shëndetshme” për iMessage, Allo, duket se po bien në mënyrë të rrafshët, një shtysë kjo për të prezantuar një ndërtim platforme, më të hapur në protokollet më të mira ekzistuese për SMS por që mund të hajë shumë kohe dhe të mos jetë një zgjidhje gjithëpërfshirëse.

Apeli i Android është mjaft i gjërë sesa thjesht përfshirja e shërbimeve të Google megjithëse suksesi i tij vjen nga ndryshueshmëria e harduerit, kjo për nga madhësia, për nga faktori formë, për nga materiali, ngjyra si dhe sigurisht, çmimi. Pa harruar këtu dhe mundësinë e të pasurit një platformë të “hapur.” Pëveç rritjes së ngjashmërive të këtyre dy platformave, në Android, veçanërisht në atë Nougat, ne mund t’i trajtojmë akoma më me elegancë njoftimet, është një argument për t’u përmendur sepse shpërndarja universale API, është më e fuqishme në Android sa çka qenë ndonjëherë në iOS. Lakueshmëria e butonave të navigimit jashtë ekranit, flet vetë. Kjo, përsa i përket morive që po vazhdojnë të bëjnë diferencën nëpërmjet Android dhe iOS. Për shumë njerëz, kjo është e mjaftueshme për t’i bërë ata të vazhdojnë të përqafojnë Android-in dhe me thënë të drejtën, nuk do ju fajësoja aspak nëse keni zgjedhur të mos largoheni asnjëherë nga Android. Është mjaft mirë aty.

Por, të luajmë rolin e avokatit të djallit për një moment; në një botë ku gjithnjë e më shumë, ju mund të qaseni nga cili do vend me më të mirën që Google na ofron, çfarë do t’ju bënte të kalonit tek iPhone?!