Si të lançoni një aplikacion në Windows duke përdorur një shkurtesë
Të lançosh një aplikacion në Windows, me anë të shkurtesave është një nga truket më të vjetra, por gjithësesi ne do ju tregojm më poshtë se si t’a bëni këtë gjë në sistemin më të fundit të Microsoft, WIndows 10.
Në këtë artikull kemi menduar të sjellim mënyrën se si mund të hapim një aplikacion, duke përdorur shkurtesat në tastierë.
Për të vendosur të tillë shkurtesash me anë të tastierës, hapni menu-në Start fillimisht dhe kërkoni për aplikacionin që dëshironi t’i vendosni një shkurtesë. Në momentin që gjeni aplikacionin, klikoni me të djathtën e mousit dhe zgjidhni opsionin “Open file location”.
Kjo hap vendodhjen e dosjes në hard diskun tuaj. Klikoni me të djathtë mbi aplikacionin dhe zgjidhni Properties.
Në dritaren Properties, zgjidhni tab-in Shortcut. Këtu do shihni opsionin për të vendosur shkurtesën që ju dëshironi. Tani mund të vendosni shkurtesën tuaj për të lançuar këtë aplikacon. Ndërkohë që vendosni shkurtesën, sigurohuni që nuk po vendosni të njëjtën shkurtesë për disa aplikacione.
Në momentin që keni vendosur shkurtesën, klikoni Ok për të ruajtur ndryshimet.
Tani mund të lançoni këtë aplikacion shumë thjesht duke përdorur shkurtesën që i keni vendosur.